Lidhje

Jugosllavia zëvëndësohet me një shtet të ri, që do të quhet Serbia dhe Mali i Zi - 2003-02-05


Ligjvënësit e Jugosllavisë vendosën t’i japin fund federatës dhe ta zëvëndësojnë atë me një shtet të ri, që do të quhet Serbia dhe Mali i Zi.

Vendimi i djeshëm pasoi miratimin e kartës kushtetuese për shtetin e ri-një bashkim i lirë i dy republikave. Kjo kartë u miratua javën e kaluar nga parlamentet e Serbisë dhe të Malit të Zi.

Kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, do të mbetet kryeqyteti i shteti të ri, por disa institucione të përbashkëta do të vendosen në Podgoricë, kryeqytetet i Malit të Zi.

Dy republikat gjysëm të pavarura do të kenë politika të përbashkëta mbrojtjeje dhe të jashtme, por ekonomi, njësi monetare dhe shërbime doganore të pavarura.

Karta kushtetuese hyn në fuqi menjëherë, por pritet që fillimi i funsksionimit të institucioneve shtetërore, përfshirë parlamentin dhe presidencën, të kërkojë javë apo muaj.

Vitin e kaluar udhëheqësit e lartë të Serbisë dhe Malit të Zi ranë dakord për hollësitë e planit të ristrukturimit.

Mali i Zi në mënyrë të përsëritur është përpjekur për pavarësi. Në bazë të kartës së re kushtetuese, çdo republikë mbas tre vjetësh mund të organizojë një referendum për pavarësi.

//ze//

XS
SM
MD
LG