Lidhje

Kalendari Historik 13 shkurt - 2003-02-05


Më 13 shkurt të vitit 1929, Wyatt Earp, vdiq qetësisht në gjumë. Fama e tij si njeri që bënte ligjin ishte arritur me anë të një revolveri Colt me gjashtë fishekë në qytetet e perëndimit amerikan. Wyatt Earp mori pjesë në disa akte me dhunë gjatë karrierave të tij të shumta si roje poste, fermer, eksplorator floriri, kumarxhi dhe ligjvenës. Jeta e Wyatt Earp-it është ndoshta përshkruar me më shumë fantazi se sa jeta e çdo ligjvënësi tjetër të perëndimit amerikan në kohën e tij. Pjesa më e madhe e legjendës e ka burimin nga librat e rëndomtë që i kanë ekzagjeruar bëmat e tij, si dhe nga filmat e mëvonshëm, si “Të shtënat në O.K. Corral” dhe “Guri i Varrit”, si dhe nga programet televizive rreth tij. Shumë njerëz nuk e dinë se vitet e fundit të jetës së tij Wyatt Earp-i i kaloi si këshilltar i regjizorëve të Hollywood-it, që xhironin filma me temë nga perëndimi. Wyatt Earp-i ishte 80 vjeç ku vdiq në Los Anxhelos të Kalifornisë, më 13 shkurt 1929.

Më 13 shkurt të vitit 1866, Jesse James dhe banda e tij thyen për herë të parë bankën. Kjo ishte vjedhja e parë e bankës në mes të ditës në Amerikë në kohë paqeje. Jesse, vëllai i tij Frenku, vëllezërit Cole dhe Bob Younger, dhe rreth gjashtë njerëz të tjerë hynë në bankën e kursimve në rrethinen Clay në Liberty të Missour-it. Dy anëtarë të bandës hynë në bankë dhe nxorrën pistoletat. Arkëtari dhe djali i tij u mbyllën në kasafortë ndërsa vjedhësit mbushën një thes me 60 mijë dollarë. Banda James-Younger, që zakonisht komandohej nga Jesse James, planifikuan dhe kryen disa vjedhje të mëdha nga mesi i viteve 1860-të deri në vitin 1886, kur Jesse James u vra. Banda e tij u akuzua edhe për shumë vjedhje që në fakt nuk i kishte kryer.// lk //

XS
SM
MD
LG