Lidhje

Kalendari Historik 15 shkurt - 2003-02-05


Më 15 shkurt të vitit 1978, legjenda e gjallë e boksit në kategorinë e rëndë, Muhammad Ali, u mund nga një boksier shumë pak i njohur. Leon Spinks, një 22 vjeçar, që kishte shërbyer në korpusin e marinsave, e rrahu keq kampionin 36 vjeçar, që thuhej se ishte shumë i pregaditur për ndeshjen. Leon Spinks shihej si një kundërshtar aq i dobët, saqë kumarxhinjtë në Las Vegas nuk pranonin kurrëfarë basti. Muhamed Aliu vuri në përdorim gjithë përvojën dhe taktikat e tij për të ndalur Spinksin, mirëpo pa sukses. Në fund të ndeshjes, shumica e gjyqtarëve i dhanë fitoren Leon Spinksit, i cili u emrua kampion i kategorisë së rëndë. Pas shtatë muajsh, në shtator të vitit 1978, Muhamed Ali e mundi Leon Spinksin dhe u bë për të tretën herë kampion botëror i boksit në kategorinë e rëndë.

Më 15 shkurt të vitit 1917, Jeanette Rankin bëri betimin si anëtarja e parë e Kongresit amerikan. Ligjvënësja republikane nga shteti Montana fitoi zgjedhjet duke e mbështetur platformën e saj në pacifizëm dhe në mbrojtjen e të drejtave për gratë punëtore. Ajo luftoi për të siguruar të drejtën kombëtare të votimit për gratë dhe votoi kundër shpalljes së luftës ndaj Gjermanisë në vitin 1917. Zonja Rankin humbi në zgjedhje për në senatin amerikan në vitin 1918 dhe u kthye në Montana. Mirëpo, ajo u zgjodh përësri anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 1940 dhe shërbeu nga viti 1941 deri më 1943. Ajo votoi kundër shpalljes së luftës me Japoninë në dhjetor të vitit 1941, duke u bërë kështu anëtarja e vetme e Kongresit amerikan që voton kundër shpalljes së drejtëpërdrejtë të luftës nga ana e Shteteve të Bashkuara në të dy luftërat botërore. Jeannete Rankin tërhoqi përësri vëmendjen e opoinionit publik në vitin 1968, kur ajo u vu në krye të përkrahësve të saj, të cilët e quanin veten Brigada e Jeanette Rankinit. Ata kishin ardhur në Washington për të protestuar kundër luftës në Vietnam. Zonja Rankin vazhdoi veprimtarinë e saj për të drejtat e grave, për paqe dhe kundër armatimit deri sa vdiq në vitin 1973, në moshën 92 vjeçare.// lk //

XS
SM
MD
LG