Lidhje

Bashkimi Evropian parlajmëron Irakun: Koha po mbaron! - 2003-02-05


Bashkimi Evropian parlajmëroi Irakun se koha po mbaron dhe i tha Bagdadit se, po të mos çarmatoset nga armët e shkatërrimit në masë, do të ishte vetë përgjegjës për çdo pasojë.

Në një deklaratë e bërë publike nga Greqia, e cila aktualisht mban kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian, i bëhet thirrje Irakut të zbatojë menjëherë rezolutën 14-41 të Këshillit të Sigurimit të dhe të paraqesë hollësi për armët e tij bërthamore, kimike dhe biologjike. Deklarata thotë se rezoluta i ka dhënë Irakut një shans përfundimtar për t’u çarmatosur në rrugë paqësore. Deklarata thotë se kjo do të bëhej e mundur vetëm në rast se autoritetet e Irakut u paraqesin inspektorëve të Kombeve të Bashkuara të gjitha informacionet-shtesë dhe të plota lidhur me pikëpyetjet e ngritura nga bashkësia ndërkombëtare.

Greqia po shqyrton mundësinë thirrjes së një takimi të posaçëm të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian mbi krizën irakiane. Kryeministri Kosta Simitis është këshilluar me udhëheqës të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, në përpjekjet e tij për të dalë me një pozicion të përbashkët mbi Irakun. Por ndryshime të mëdha në qendrimet e 15 vendeve anëtare kanë penguar përpjekjet e kryeministrit grek. //az//

XS
SM
MD
LG