Lidhje

Agjencia e OKBsë për Refugjatët përgatitet për një krizë të mundshme nga lufta në Irak - 2003-02-05


Drejtori i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tha se organizata e tij po punon me vendet fqinje të Irakut për t’u përgatitur për një krizë të mundshme refugjatësh në rast të një lufte të mundshme.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Ruud Lubbers tha dje në Gjenevë se ai ka dërguar ekipe të emergjencës për të biseduar me autoritetet në Iran, Turqi, Siri dhe Jordani që këto vende të hapin kuftijtë për refugjatët irakianë në rast lufte. Zoti Lubbers tha se planet paraprake parashikojnë sigurimin e ndihmave për 500 mijë njerëz. Ai tha se shpreson se Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera do të ndihmojnë me fonde për të përballuar valën e refugjatëve.

//rd//

XS
SM
MD
LG