Lidhje

Gjenden trupat e astronautëve të anijes Kolumbia - 2003-02-05


Administrata Kombëtare Amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës njoftoi se ekipet e kërkimit kanë gjetur trupat e shtatë astronautëve që vdiqën në bordin e anijes Kolumbia të shtunën.

Zëdhënësi Robert Mirelson tha se trupat po dërgohen në Bazën Ajrore Dover në shtetin Delaware, ku do t’i presin zyrtarë të lartë të agjencisë së hapësirës.

Ndërkaq, ekipet e kërkimit në Texas dhe Louisiana po shpejtojnë për të grumbulluar sa më shumë mbeturina nga anija Kolumbia para se të fillojnë stuhitë që do t’i ngadalësojnë kërkimet.

Zhytësit po kthehen në një rezervuar ku besohet të kenë rënë një numër pjesësh të Kolumbias, pasi anija hapsinore u shpërbë gjatë kthimit në Tokë të shtunën. Ekipet po kërkojnë në zona të pabanuara për pjesë të tjera përveç 12 mijë copave që janë gjetur deri tani në një sipërfaqe rurale prej 72 mijë kilometrash katrorë, ku ra shumica e mbeturinave të anijes.

Tetë specialistë kërkimesh nga shtetet fqinje Arkansas dhe Oklahoma do t’i bashkangjiten sot forcës që është në terren.

Sherifi i Komunës Sabine në Teksas tha se moti në zonën e kërkimeve po keqësohet. Sipas parashikimeve të motit, të enjten ka 100 për qind shanse për rreshje të cilat, siç parashikon ai, do t’i ndërlikojnë operacionet e kërkimit për mbeturina. //ad//

XS
SM
MD
LG