Lidhje

Në Afganistan vazhdojnë luftimet - 2003-02-05


Regjimi shtypës taleban nuk qeveris më në Afganistan dhe vendi nuk është më një strehë e sigurtë për terroristët e Al-Kaidës. Por koalicioni nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara po vazhdon fushatën për kërkimin e elementëve talebanë që kanë mbetur, si dhe atyre të Al-kaidës.

Më 27 janar, forcat e koalicionit, midis të cilave edhe elementë të ushtrisë kombëtare të Afganistanit, hynë në luftime me forcat armike në një kompleks shpellash në afërsi të qytetit Spin Boldak. Po ashtu, më 29 janar, më tepër se 500 ushtarë të koalicionit zhvilluan operacione në të njëjtin rajon, në afërsi të maleve Adi Ghar. “Gjatë operacioneve dhe kërkimeve në rreth 30 shpella”, tha gjenerali Richard Myers, forcat e koalicionit “arrestuan një numër individësh, zbuluan armë të lehta, si edhe materiale për ndërtimin e bombave dhe telefona celularë.”

Pjesa më e madhe e Afganistanit është relativisht e qëndrueshme. Pjesëtarët e Al-Kaidës dhe të talebanëve që kanë mbetur, janë përqëndruar në pjesën lindore të Afganistanit dhe në rajonet ngjitur matanë kufirit, në Pakistan. Ata do të gjenden, dhe ose do të vriten, ose do të nxiren para drejtësisë; por, tha gjenerali Myers, edhe në atë pjesë të Afganistanit, koalicioni nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara “ka dërguar njësi të veta, në përpjekje për të vendosur edhe aty qëndrueshmërinë dhe për t’i ndihmuar banorët e atyre rajoneve me rrugë dhe spitale, shkolla dhe puse për sigurimin e ujit”.

Në aspektin humanitar, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të japin fonde për të siguruar ndihma për afganët që kanë nevojë në Kabul. Ndihmat përfshijnë fonde për organziatat jo-qeveritare për të siguruar mbulesa, lëndë djegëse dhe soba gjatë periudhës së dimrit. Kjo ndihmë pason rreth 2 milionë dollarët që u jepen organizatave jo-qeveritare për ndihmat e emergjencës. Në muajt para fillimit të dimrit, Shtetet e Bashkuara i dhanë Afganistanit 23 milionë dollarë për plotësimin e nevojave të njerëzve që kanë më tepër nevojë për to.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara ndihmuan për rihapjen në Afganistan të 600 shkollave, u dhanë fshtarëve afganë 7 mijë tonë farëra dhe u dhanë rreth 100 milionë dollarë fonde për organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare për të ndihmuar në kthimin dhe ri-intergrimin e rreth 2 milionë njerëzve në jetën normale. Shtetet e Bashkuara gjithashtu siguruan 7 milionë dollarë për t’i ndihmuar afganët për të përballuar rrezikun e minave të tokës. Këtë vit, Shtetet e Bashkuara po punojnë me një nurmër programesh të reja, midis të cilave është riparimi i rrugëve të Afganistanit dhe ndërtimi i klinikave për shëndetin e nënës. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë kontriubuesi më i madh për rindëritmin e Afganistanit.

Siç u shpreh presidenti George Bush, “Mbetet akoma shumë për të bërë në Afganistan... dhe Amerika është e përkushtuar për përparimin dhe qëndrueshmërinë e popullit afgan në të ardhmen.”//lk//

XS
SM
MD
LG