Lidhje

Reagime të Këshillit të Sigurimit pas fjalimit të Sekretarit amerikan të Shtetit - 2003-02-05


Pas informacionit që dha Sekretari i Shtetit disa anëtarë kryesorë të Këshillit të Sigurimit kishin mendime të ndryshme se ç’duhet bërë më tej për të zgjidhur krizën me Irakun. Ministri i Jashtëm kinez Tang Gjia Shuan tha se inspektorëve duhet t’u jepet më shumë kohë për t’i dhënë fund programit të armëve të Irakut. Zyrtari i lartë kinez tha se inspektorët nuk janë ende në gjendje të thonë përfundimisht në se Iraku po çarmatoset apo jo.

Ministri i jashtëm rus Igov Ivanov bëri thirrje për një zgjidhje politike, duke thënë se Kombet e Bashkuara ofrojnë rrugën më të mirë për zgjidhjen e situatës. Ai tha se përmbajtja e raportit të zotit Powell ështe “shumë serioze” dhe se Iraku duhet të japë shpjegime për të. Zoti Ivanov tha se raporti duhet t’i jepet menjëherë inspektorëve, puna e të cilëve tha ai, duhet të vazhdojë.

Sekretarii jashtëm britanik Jack Straw tha se Iraku nuk ka ndërmend të eliminojë armët e shkatërrimit në masë dhe ka vendosur të mos e shfrytëzojë këtë shans të fundit që iu dha për të arritur një zgjidhje paqësore. Ai tha se presidenti irakian Sadam Husein duhet të jetë i vetëdijshëm për pasojat që e presin.//lk//

XS
SM
MD
LG