Lidhje

SHBA dhe Korea e Veriut do të zhvillojnë bisedime të drejtëpërdrejta - 2003-02-05


Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se ai nuk ka asnjë dyshim se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut do të zhvillojnë bisedime të drejtëpërdrejta rreth programit bërthamor të Phenianit.

Zëvendës-sekretari i Shtetit Richard Armitage u tha dje ligjvenësve në Kongres se dialogu do të jetë pjesë e përpjekjeve për të angazhuar edhe vende të tjera, në mënyrë që programi bërthamor i Koresë së Veriut të mos shikohet si problem vetëm për Amerikën.

Zoti Armitage tha se administrata e presidentit Bush nuk e sheh problemin me Korenë e Veriut si një krizë. Megjithatë ai paralajmëroi se në se ky vend lejohet të ripërpunojë materialin e përdorur bërthamor që zotëron, ai mund t’ua shesë materialin terroristëve ose vendeve të tjera.

//rd//

XS
SM
MD
LG