Lidhje

Kolumbia mund të jetë shpërbërë më herët se sa mendohej - 2003-02-05


NASA i ka zgjeruar kërkimet për mbeturinat e anijes Kolumbia, pas njoftimeve se pjesë të saj janë gjetur edhe në dy shtetet më perëndimdore të Kalifornisë dhe Arizonës.

Ndihmës administratori i Nasës Michael Kostelnik tha dje se në se konfirmohen këto njoftime, kjo do të thotë se anija Kolumbia ka filluar të shpërbëhet më herët se sa mendohej.

Shumica e copave të anijes, që u ça pas hyrjes në kontakt me atmosferën e Tokës ditën e shtunë, janë gjetur në Teksas dhe Luiziana.

Zoti Kostelnik thotë se pjesët e anijes që mund të gjenden në trajektoren e saj të mëparshme të fluturimit do të jenë kritike për të zbuluar shkakun e shkatërrimit të saj.

Presidenti Bush nderoi dje kujtimin e 7 astronautëve që humbën jetën. Në një ceremoni të zhvilluar në Teksas presidenti tha se astronautët jetuan një jetë të mbushur me arritje të mëdha. Presidenti po ashtu tha se programi i hapësirës do të vazhdojë megjithë tragjedinë e së shtunës.

//rd//

XS
SM
MD
LG