Lidhje

Personalitete nga Shqiperia dhe Kosova ne Uashington - 2003-02-06


Organizata lobiste Keshilli Kombetar shqiptaro amerikan organizoi dje ne Washington nje takim mes ligjevensve e zyrtareve amerikane dhe personaliteteve te larta nga Shqiperia e Kosova, te ftuar ne lutjen kombetare te mengjesit. Takimi u zhvillua ne nje nga zyrat e Komisionit te kongresit mbi marredheniet me Jashte.

Anetari i bordit drejtues te keshillit kombetar shqiptaro amerikan, zoti Ekrem Bardha, thote se ky takim është nje rast ideal për përfaqësuesit nga Shqipëria e Kosova qe te njihen nga me koleget e tyre amerikane e te vendosin lidhje te drejtperdrejta me ta.

Ligjevenesi Jim Moran, nga Virginia eshte edhe antar i grupit te kongresit qe merret me ceshtjet shqiptare. Ligjvenesi Moran njihet si nje nga perkrahesit kryesore te ceshtjes se Kosoves ne Washington. Ai thote se tani qe Jugosllavia de jure nuk ekziston me, ka ardhur koha qe edhe Kosoves t'i njihet pavaresia. Zoti Moran thote se si ligjvenes do te kembengule per nje gje te tille, por ai beson se kjo ceshtje do te zgjidhej me mire jo duke paraqitur rezoluta ne Kongres, por nepermejt bashkepunimit mes Kongresit, Departamentit të Shtetit dhe udheheqjes se Kosoves.

Ndersa ligjvenesi Eliot Engel, nga New Yorku thote se grupi ne Kongres mbi ceshtjet shqiptare qe ai kryeson eshte duke zhvilluar diskutime mbi kete ceshtje dhe ligjvenesit ende nuk kane dale me nje vendim te qarte se si duhet vepruar. Ai thote se disa ligjvenes kerkojne paraqitjen e rezolutave per njohjen e pavaresise se Kosoves, ndersa te tjere parapelqejne ushtrimin e ndikimit prane administrates dhe Departamentit te Shtetit.

Ligjvenesi Engel gjithashtu u beri thirrje shqiptareve te Kosoves, qe te heqin dore nga grindjet politike nderpartiake, pasi keto grindje i vonojne ata nga arritja e qellimit te perbashket qe eshte pavaresia e Kosoves.

Ligjvenesit ka me se nje muaj qe kane filluar sesionin e tyre te ri, dhe ceshtja e luftes kunder terrorizmit dhe krizes me Irakun kane mbizoteruar ne punen e Kongresit.

Por perkrahja e madhe ne keto dy ceshtje qe Shtete e Bashkuara kane marre vecanerisht nga shqiptare, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e kudo, thote ambasadori William Walker, perbejne nje kujtese te vazhdueshme per Washingtonin se tek kombi shqiptar, amerikanet kurdohere do te gjejne një mik dhe aleat të ngushtë.

XS
SM
MD
LG