Lidhje

Kryeministri Nano premton ndryshime të thella në qeverisjen e vendit - 2003-02-06


Kryeministri Fatos Nano premtoi sot ndryshime të thella në qeverisjen e vendit dhe sistemin e menaxhimit të administratës shtetërore.

Në një fjalim që ai mbajti sot në përfundim të analizave në të gjitha ministritë, kreu i qeverisë deklaroi se administrata publike vazhdon të jetë e paqëndureshme, duke kritikuar ministrat për praktikat e shkarkimeve dhe emerimeve të drejtuesve të lartë sipas preferencave personale.

Duke folur për procesin e bisedimeve me Bashkimin Evropian kryeministri Nano tha se shpejtësia e procesit te integrimit varet nga rezultatet e punës të vetë shtetit shqiptar.

XS
SM
MD
LG