Lidhje

Bush: Shtetet e Bashkuara do t'i përballojnë sfidat me të cilat ndeshen - 2003-02-06


Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara po vihen në provë dhe kanë nevojë për lutje. Ai foli sot në mëngjesin kombëtar të lutjeve, një takim i përvitshëm që zhvillohet në Washington, ku marrin pjesë anëtarë të Kongresit, administrata, zyrtarë ushtarakë dhe përfaqësues të klerit. Duke folur për kërcënimin nga terrorizmi, presidenti Bush tha: “Ne nuk i kërkuam këto sfida, por do t’i përballojmë ato”. Ai tha se ngjarjet e kohëve të fundit kanë treguar se një brez i ri amerikanësh është i fortë dhe i vendosur përballë rrezikut. Presidenti tha se vendi është i përkushtuar ndaj barazisë dhe lirisë megjithëse ka raste kur nuk arrin t’i përmbushë këto ideale. //ad//

XS
SM
MD
LG