Lidhje

Reagimet e vendeve aziatike - 2003-02-06


Udhëheqësit aziatikë thonë se raportimi për Irakun i Sekretarit të Shtetit Colin Powell në Këshillin e Sigurimti të OKB-së, i përforcoi pretendimet amerikane se Bagdadi nuk është çarmatosur.

Kryeministri australian, John Howard tha se provat e paraqitura nga zoti Powell tregojnë se Iraku nuk po i zbaton rezolutat e Kombeve të Bashkuara, në të cilat i kërkohet që ai të çarmatoset.

Edhe Presidentja e Filipineve, Gloria Arroyo e mbështeti fjalimin e zotit Powell, por përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave filipine për të ndihmuar në çdo sulm ushtarak kundër Irakut.

Në Japoni, Kryeministri Junichiro Koizumi tha se fjalimi i zotit Powell i thelloi dyshimet e tij mbi Irakun. Por zëdhënësi i tij tha se zoti Koizumi gjithsesi kërkon një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara para se të ndërmerret çdo veprim ushtarak.// lk //

XS
SM
MD
LG