Lidhje

Sekretari i Shtetit Powell mbi pretendimet boshe të Irakut - 2003-02-06


Siç paralajmëroi Presidenti Bush në fjalimin e tij mbi gjendjen e vendit ”rreziku më i madh me të cilin përballet Amerika dhe bota janë regjimet kriminale që kërkojnë dhe kanë në dorë armë bërthamore, kimike dhe biologjike”. Ky kërcënim është jashtëzakonisht i rëndë kur bëhet fjalë për Irakun.

Në nëntor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri rezolutën 14-41. Përmes saj Irakut i jepej një shans i fundit për t’u çaramtosur paqësisht, ose përndryshe do të përballej me “pasoja serioze”. Por në vend që të çarmatosej, Iraku është përgjigjur me pretendime dhe veprime boshe. Siç raportoi kryeinspektori i OKB-së për armët, Hans Blix “Duket se Iraku nuk e pranon as sot me sinqeritet çarmatimin që i është kërkuar”.

Rezoluta 14-41 i kërkon Irakut që të deklarojë të gjitha armët dhe të bashkëpunojë pa kushte me inspektorët. Por Sekretari i Shtetit, Colin Powell tha se “Deklarata e Irakut për armët e tij është e paplotë dhe e pasaktë dhe nuk sjell informacion bindës për heqjen dorë nga armët e shkatërrimit në masë”.

Mes të tjerash, Iraku nuk ka përmendur prodhimin e agjentit nervor vdekjeprurës V-X, rreth 6 mijë e 500 bomba kimike dhe mijëra tonë agjentë kimikë. Iraku siguroi gjithashtu materiale që mund të prodhojnë shumë më tepër antraks nga ç’kishte deklaruar. Në fakt, Iraku vazhdon të marrë në dorë paisje të ndaluara; paisje të tilla u importuan edhe muajin e kaluar.

“Së bashku”, tha zoti Powell “ne duhet të marrim masa për faktet që sollën inspektorët e Kombeve të Bashkuara dhe burimet e besueshme të zbulimit. Iraku vazhdon të fshehë armë vdekjeprurëse dhe pjesë për prodhimin e tyre, si edhe të përdorë mohimin, mashtrimin dhe dredhitë, për t’i shtënë ato në dorë. Iraku ka lidhje me grupe terroriste dhe i ka mbështetur ato. Regjimit të Irakut nuk i vjen keq të përdorë armë të shkatërrimit në masë edhe kundër popullit të vet dhe fqinjëve”.

“Shtetet e Bashkuara duan çarmatimin paqësor të Irakut”, tha Sekretari i Shtetit, Powell. “Por ne nuk do të hezitojmë të shkojmë në luftë nëse kjo është rruga e vetme për ta çarmatosur atë”. //kk//

XS
SM
MD
LG