Lidhje

Rumsfeld në Evropë për të bindur aleatët për nevojën e veprimit ushrak kundër Irakut - 2003-02-07


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld ndodhet në Itali, ndalesa e parë gjate turneut të tij evropian, në përpjekje për t'i bindur aleatët për nevojën e veprimit ushtarak kundër Irakut.

Zoti Rumsfeld u takua në Romë me kryeministrin Silvio Berluskoni, si dhe me zyrtarë të tjerë italianë, për t’u shprehur morënjohjen lidhur me mbështetjen e Italisë për qendrimin amerikan ndaj Irakut.

Sekretari Rumsfeld do të vizitojë trupat amerikane në një bazë ajrore në Italinë veriore, para se të niset për në Mynih të Gjermanisë, ku ai do të flasë në një konferencë evropiane mbi sigurinë dhe do të zhvillojë bisedime me homologët e tij evropianë.//lk//

XS
SM
MD
LG