Lidhje

Paralajmërim i ri për rrezikun nga armët kimike dhe biologjike - 2003-02-07


Washingtoni po u kërkon amerikanëve në gjithë botën që të tregohen të kujdesshëm për shkak të kërcënimit terrorist në rritje brenda dhe jashtë vendit.

Departamenti amerikan i Shtetit e bëri këtë paralajmërim të ri dje, duke thënë se përdorimi i armëve kimike dhe biologjike duhet të shikohet si kërcënim gjithnjë e më i madh.

Departamenti i Shtetit thotë se ka shumë mundësi që grupet terroriste të venë ne shenjester amerikanët në vendet publike, si restorantet dhe shkollat. Washingtoni paralajmëron gjithashtu se amerikanët jashtë vendit përballen me rrezikun e rrëmbimit ose të vrasjes.// lk //

XS
SM
MD
LG