Lidhje

Rusia kundër nje rezolute të re për Irakun - 2003-02-07


Ministri i Jashtëm rus, Igor Ivanov, thotë se Moska do të kundërshtonte çdo rezolutë të re të OKB-së, që do të autorizonte ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Irakut. Zoti Ivanov thotë se Rusia nuk sheh ndonjë arsye për një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit, e cila do t’i hapte rrugën përdorimit të forcës kundër Irakut. Ministri i Jashtëm rus i bëri këto komente sot, një ditë pasi presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të mirëprisnin një rezolutë të re, e cila do ta bënte të qartë se Këshilli i Sigurimit këmbëngul në përmbushjen e kërkesave të mëparshme për çarmatimin e Irakut. Rusia është një nga pesë vendet që kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit.// lk //

XS
SM
MD
LG