Lidhje

Koreja e Veriut: të mos shtohen forcat amerikane në Azinë Lindore - 2003-02-07


Koreja e Veriut paralajmëroi përsëri Shtetet e Bashkuara kundër shtimit të pranisë së forcave të tyre në Azinë Lindore për t’iu kundërvënë kërcënimit që ato mendojnë se paraqet Pheniani. Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut tha sot se parashikon që grumbullimi i forcave amerikane në rajon do të kishte pasoja shkatërrimtare dhe se ballafaqimi rreth programit bërthamor të Phenianit mund të zgjidhet vetëm përmes bisedimeve të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Bush ka thënë se shpreson që kriza të zgjidhet në mënyrë diplomatike. Paraardhësi i tij, ish-presidenti Bill Clinton, i ka bërë thirrje presidentit Bush t'i përmbahet qëndrimit të tij. Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, zoti Klinton tha se bota nuk duhet të lejojë që Koreja e Veriut të shndërrohet në një arsenal bërthamor. Këto komente pasojnë njoftimin e Koresë se Veriut, se ka riaktivizuar objektin e saj kryesor për prodhimin e energjisë bërthamore. // lk //

XS
SM
MD
LG