Lidhje

Organet serbe të rendit bëjnë arrestime në Bujanoc - 2003-02-08


Organet e rendit të Serbisë në Buajnoc liruan pesë nga 12 personat që arrestuan të shtunën në mëngjes në fshatrat Tërnoc dhe Koçul, kurse tjerët do të mbahen në paraburgim dhe po hetohen.

Ndërkohë njoftohet për zhbollokimin e aksit rrugor Bujanoc-Gjilan dhe për përfundimin e protestave në qendrër të Bujanocit, ku situata politike vlerësohet si e brishtë.

Nënkryeministri serb Çoviq paralajmëroi masa tjera kundër, veprimeve terroriste në Luginën e Preshevës, siç u shpreh ai.

Mes 12 të arrestuarve ishte edhe Jonuz Musliu kryetari i Partisë së Progresit Demokratik të Luginës së Preshevës, i cili më pas është liruar.

Për shkak të gjendjes së tensionuar njoftohet se ndërkohë një delegacion i shqiptarëve i ka filluar bisedimet me nënkryeministrin serb dhe shef i Trupit Bashkrëndues për Luginën e Preshevës, Nebojsha Çoviq.

Mediat serbe bëjnë të ditur se gjatë aksionit policor të kryer herët në mengjez u gjetën dhe konfiskuan sasi të mëdha të armëve të ndryshme, municion, uniforma dhe paisje ushtarake.

Zoti Çoviq ka deklaruar se tek shumica e të arrestuarve janë gjetur armë dhe pasije ushtarake dhe ka shtuar se bëhet fjalë për aksione afatgjata të policisë kundër grupeve kriminale.

Çoviq ka konfrimuar se është arrestuar këshilltari i Kuvendit të komunës së Bujanocit dhe ish-udhëheqës politik i UÇPMB, Jonuz Musliu aktualisht kryetar i Partisë së Progersit Demokratik, në shtëpinë e të cilit sipas Çoviq, janë gjetur jelek antiplumb, radisotacione dore dhe detektorë. Por zoti Musliu u lirua më pas.

Zoti Çoviq nënvizoi se aksionet nuk janë me motive politike dhe nuk lidhen me marrëdhëniet ndëretnike, por bëhet fjalë për marrje masash ndaj grupeve terroriste siç është shprehur ai, të cilat po shqetësojnë popullatën në jug të Serbisë dhe po kërcënojnë perfektët e komunave Pershevë e Buajnoc.

Aksioni i sotem, sipas zyrtarëve serb është bërë pas sulmeve të shumta terroriste në Luginën e Pershevës, kur është vrarë edhe pjesëtari i shërbimit sekret serb, Selver Fazliu në Bujanoc. //kk//

XS
SM
MD
LG