Lidhje

Kryeministri Nano takon krerët e partive shqiptare të Maqedonisë, Ali Ahmeti dhe Arbër Xhaferri - 2003-02-08


Kryeministri Fatos Nano u takua të shtunën me udhëheqësit e dy partive politike shqiptare të Maqedonisë, Ali Ahmeti dhe Arbër Xhaferri, në qytetin e Pogradecit, në juglindje të Shqipërisë pranë kufirit me Maqedoninë.

Pas takimit, kryeministri Fatos Nano deklaroi se të gjitha palët kanë konfirmuar angazhimin e përbashkët të shqiptarëve në Ballkanin perëndimor për përshpejtimin e procesit të afrimit me Europën, për bashkëjetesë dhe për t’iu kundërvënë fenomeneve të trafiqeve dhe krimit të organizuar. /kk//

XS
SM
MD
LG