Lidhje

Kryeinspektorët shprehin optimizëm të përmbajtur për bashkëpunimin e Irakut - 2003-02-10


Pritet që kryeinspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët të shprehin një farë optimizmi të përmbajtur rreth bashkëpunimit irakian me inspektorët ndërkombëtarë që kërkojnë për armë të shkatërrimit në masë.

Pas bisedimeve dy ditëshe në Bagdad, Mohamed El Baradei dhe Hans Blix thanë dje se kanë vënë re shenja se Iraku po ndryshon qendrimin për sa i përket nevojës për bashkëpunim.

Mirëpo, ata paralajmërojnë se ende nuk është bërë ndonjë përparim i rëndësishëm në aspektin e bashkëpunimit irakian me kërkesat ndërkombëtare për çarmatim.

Zoti Blix tha se Bagdadi ende nuk lejon fluturimet e avionëve të përgjimit mbi terrotorin e tij për të ndihmuar inspektorët e armëve dhe shtoi se Iraku duhet të paraqesë më shumë informacion rreth programeve të mëparshme të armëve dhe të sigurojë mundësinë e zhvillimit të intervistave vetëm për vetëm me shkencëtarët irakianë.

//rd//

XS
SM
MD
LG