Lidhje

Seuli mbështet angazhimin e Këshillit të Sigurimit për zgjidhjen e krizës, por jo vendosjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut - 2003-02-10


Zyrtarë të Koresë së Jugut thanë se janë thuajse të sigurt që çështja e programit bërthamor të Koresë së Veriut do t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ministria e Jashme koreanojugore thotë se ndërsa Seuli mbështet angazhimin e Këshillit të Sigurimit për zgjidhjen e krizës, Koreja e Jugut nuk mbështet vendosjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut.

Ndërkaq, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, i cili ndodhet në Tokio për bisedime me kryteministrin japonez, Junichiro Koizumi, tha se shpreson që të shkojë në Phenian për t’u takuar me udhëheqësin koreanoverior, Kim Joung -Il.

//rd//

XS
SM
MD
LG