Lidhje

Shqetësuese kriza në Zimbambve - 2003-02-10


Në Afrikë, 30 milion veta janë në rrezik të vdekjes nga uria ose po përballen me mungesa të mëdha ushqimore.

Më shqetësuese është kriza në Zimbabve. 7 milion e 200 mijë zimbabvianë, më tepër se gjysma e popullsisë, përballen me mungesa serioze ushqimore dhe janë në rrezik vdesin nga uria. Megjithëse gjendja është keqësuar nga mungesa e shirave, kriza në Zimbabve është shkak i politikave dhe masave të qeverisë së Zimbabvesë. Shtypja politike dhe keq-administrimi i ekonomisë kanë paksuar prodhimin bujqësor dhe kanë shkatërruar ekonominë e vendit. Përball vuajtjeve të shumta njerzore, zyrtarët zimbabvianë shpeshë herë manipulojnë me rezervat e pakta ushqimore qeveritare për përfitime politike dhe personale. Mes vendeve të tjera të Afrikës që po vuajnë nga mungesa të mëdha ushqimore janë Malavi, Zambia, Lesoto, Mozambiku dhe Swasilandi. Në Etiopi më tepër se 14 milion veta janë në rrezik. Dhe uria për një kohë të gjatë e shkaktuar nga lufta vazhdon në Angolë dhe Sudan.

Shtetet e Bashkuara janë dhuruesit më të mëdhenj botëror të ndihmave ushqimore dhe përbëjnë më tepër se 60 përqind të kontributit të përgjithshem për operacione të jashtzakonshme të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara kontribuan 40 përqind të kërkesave të progamit për operacione të jashtzakonshme për Afrikën në vitin 2002.

Presidenti George W.Bush ka propozuar që të shpenzohen më tepër se 1 miliard dollarë gjatë vitit të ardhshem për të plotsuar nevojat ushqimore anë e mbanë botës. Presidenti Bush ka propozuar gjithashtu një fond prej 200 milion dollarësh për të ndihmuar rajone të uritura që përballen me vdekje. Paratë e këtij fondi do të përdoreshin për të blerë pajisje ushqimore ose për të ndihmuar bujqit që të prodhojnë më shumë artikuj bujqësor. Siç tha edhe Presidenti Bush” Ne do të inkurajojmë miqtë tanë anë e mbanë botës për të krijuar fonde të ngjashme dhe së bashku me burimet tona të jemi në gjendje të japim ndihmën tonë për vendet e goditura nga uria.

Falë Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, kohëve të fudnit u shmang një krizë e madhe urie në Afrikë. Mijëra tonelata ushqime do të vazhdojnë të dërgohen nepër vende të ndryshme të botës deri në fund të marsit. Siç tha edhe Presidenti Bush, ”Me përpjekjet tona për të luftuar urinë dhe sëmundjet, ne mund të shpëtojmë njerëz në shumë vende të botës nga vuajtjet e papara. Miliona njerëz përballen me vuajtje të mëdha, por me ndihmen tonë, ata nuk do të jenë të vetmuar.

//rd//

XS
SM
MD
LG