Lidhje

Një mikroprocesor të ri - 2003-02-11


Shkencëtarët kanë projektuar një mikroprocesor të ri për përshpejtimin e analizave. Nëpërmjet mostrës së gjakut dhe mikroprocesorit të ri, mjeku tani mund të përcaktojë shkakun e sëmundjes, ndërkohë që pacienti ndodhet ende në zyrën e tij dhe pa qënë nevoja që pacienti të presë me ditë të tëra për të marrë përgjigjen.

Kimisti Chad Mirkin pranë universitetit amerikan Northwestern thotë se ky është një lloj i ri mikroprocesori kompjuterik i aftë për të zbuluar ADN-në e pothuajse çdo infeksioni apo sëmundjeje që ndodhet në gjak.

Për projektimin e mikroprocesorit, Chad Mirkin përdor një mikroskop me fuqi të jashtëzakonëshme që e lejon atë të ndryshojë apo rivendosë në rend e gjatësi të caktuar atomet e molekulat për të përcaktuar ADN-në.

Kimisti Mirkin thotë se mikroprocesori i tij është në gjendje të diktojë 10 mijë sëmundje ndërkohë që i sëmuri pret në zyrën e mjekut për të marrë përgjigjen e analizës.

Heqja pa Operacion e Kancerit në Mitër

Çdo vit, në Shtetet e Bashkuara 600 mijë gra i nënshtrohen operacionit histeroctomi. Një e treta e tyre për shkak të tumorit në uter. Por një mjek në San Diego thotë se një mënyrë e re trajtimi mund t’i ndihmojë shumë prej këtyre grave të shmangin operacionin.

Lori Aston e kuptoi se kishte problem me shëndetin kur menstruacionet filluan të zgjateshin çdo muaj gjithnjë e më shumë. Por kjo nuk ishte gjithshka. Ajo filloi të ndjente edhe dhimbje të forta në fund të barkut. Pas një vizite me ultrasound, mjekët konstatuan se Lori kishte fibroid, një tumor beninjë që zhvillohet në uter. Mjeku rekomandoi heqjen e tumorit me anë të operacionit ose hysteroctomi. Lori kishte dëgjuar se pas një operacioni të tillë ajo nuk do të ishte në gjendje të lindte fëmijë.

Por për fat të mirë, shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë tjetër jo kirurgjike për trajtimin e tumoreve fibroidë duke bllokuar aerterin që ushqen fibroidën. Duke i ndërprerë ushqimin, thonë mjekët, tumori zvogëlohet deri sa zhduket. Tani Lori nuk vuan më, por lajmi më i mirë për të erdhi një muaj pas martesës, kur ajo konstatoi se kishte mbetur shtazane. Lori thotë se shumë gra vuajnë nga fibroidet dhe mënyra alternative e kurimit pa operacion është me të vërtetë një lajm shumë i mirë.

Bllokimi i fibroidës bëhet nga mjekë radiologë dhe jo nga kirurgë apo gjinekologë. Ajo kryehet me anestezi lokale dhe pacientja qëndron vetëm një natë në spital.

Gripi: Fakte & Mite

Si preket njeriu nga gripi? Disa thonë se dalja në të ftohtë pa pallto, apo me kokë të lagur shkakton gripin dhe se vitamina C mbron organizmin nga gripi.

Një person i rritur ftohet lehtë tre herë në vit. Fëmijët ftohen më shpesh, por do të dukej e pazakontë që njeriu ta kalonte dimrin vetëm me një grip apo një të ftohur. Gripi shkakton dhimbje koke, kollitje dhe dhimbje muskujsh, si temperaturë. Kjo gjendje mund të zgjasë për dy javë ose më shumë. Të ftohurit fillon zakonisht ngadalë e me pak temperaturë.

Doktor Alan Greene thotë se kur dikush merr të ftohtë, sekrecionet e hundës kthehen në vatër virusesh. Ky është fakt. Por egziston edhe miti se doza të mëdha me vitaminë C mund t’a mbrojnë njeriun nga virusi i gripit ose mund ta kurojnë shpejt atë. Shumë njerës e besojnë këtë por mjeku Jeffrey Goad thotë se në literaturën mjekësore një mënyrë e tillë kurimi ose parandalimi nuk ekziston dhe mjekësia zakonisht nuk e rekomandon.

Miti numër dy është se njeriu mund të preket nga gripi kur del jashtë në të ftohtë pa veshje të përshtatëshme. Por ekspertët thonë se njeriu mund të mos sëmurët duke u lagur nga shiu, por ka më shumë të ngjarë të preket nga gripi pasi në dimër viruset janë më të përhapura. Miti numër tre është se njeriu mund të preket nga gripi nëpërmjet vaksinës kundër tij. Kjo nuk është e vërtetë, pasi vaksina e gripit përbëhet nga viruse jo aktivë, të vdekur.

Ekspertët thonë se krahas vaksinimit, mbrojtja më e mirë nga gripi është larja e duarve, por studimet tregojnë se shumë njerëz nuk e bëjnë një gjë të tillë, pasi mendojnë se larja e duarve nuk luan ndonjë rol, dhe ky është një tjetër mit. Disa thonë se virusi i gripit shkakton dhimbje në stomak, por ekspertët thonë se gripi përqëndrohet vetëm në mushkri dhe nuk mund të prekë stomakun.

XS
SM
MD
LG