Lidhje

Deklaratë e dhjetë vendeve evropiano-lindore në mbështetje të koalicionit ndërkombëtar për çarmatosjen e Irakut - 2003-02-11


Dhjetë vende të Evropës Lindore deklaruan se diktatori irakian Saddam Hussein po kryen të ashtuquajtura shkelje materiale ndaj rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkojnë çarmatimin e Irakut. “Vendet tona, theksojnë përfaqësuesit e dhjetë shteteve nëpërmjet një deklarate të përbashkët, të publikuar më 5 shkurt, e kuptojnë rrezikun që përbën tirania si dhe përgjegjësinë e posaçme për mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta. Bashkësia trans-atlantike, pjesë të së cilës jemi edhe ne, duhet të qëndrojë e bashkuar për të përballuar kërcënimin që paraqesin një seri grupesh terroriste dhe diktatorë që kanë armë të shkatërrimit në masë.”

Deklarata u nënshkrua nga ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Këto vende, të cilat përbëjnë të ashtuquajturën "Dhjetëshja e Vilnusit", deklaruan se janë të përgatitura të japin ndihmesën e tyre në një koalicion ndërkombëtar për të detyruar çarmatosjen e Irakut”.

Deklarata bëhet vetëm disa ditë pasi udhëheqësit e Spanjës, Portugalisë, Italisë, Britanisë, Hungarisë, Polonisë, Danimarkës dhe Republikës Çeke, bënë thirrje për bashkim kundër kërcënimit irakian. Në një koment të botuar në gazetat kryesore, udhëheqësit evropianë paralajmëruan se Rezoluta 14-41 e Kombeve të Bashkuara, ”përbën rastin e fundit për Saddam Husseinin që të çaramatoset me rrugë paqësore”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, i paraqiti Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dhëna të padiskutueshme se Sadam Husseini dhe regjimi i tij po bëjnë përpjekje të fshehta për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë. Kundërshtimi nga ana dikatorit irakian për t’u çarmatosur, përbën një sfidë të drejtpërdrejt ndaj autoritetit të Kombeve të Bashkuara. Kjo përbën kërcënim ndaj aftësisë së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Populli i Evropës e di nga përvoja e tyre tragjike se përpjekjet për të marrë me të mirë diktatorët agresivë, përbën një ftesë për agresion të mëtejshëm. Kjo është arsyeja që 18 vende evropiane kanë deklaruar tashmë publikisht mbështetjen e tyre për veprime, që do të siguronin bashkëpunimin e plotë të Irakut me rezolutat e Këshillit të Sigurimti të OKB-së.// lk //

XS
SM
MD
LG