Lidhje

Natoja vazhdon përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet - 2003-02-12


Ambasadorët e vendeve të Natos vaqzhdojnë përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me ndihmën ushtarake ndaj Turqisë në rast të një lufte në Irak.

Zyrtarët u takuan sot përsëri në shtabin e Aleanës në Bruksel për të diskutuar mbi disa propozime kompromisi të paraqitura nga Sekretari i Përgjithshëm i Natos, George Robertson.

Pritet që gjatë ditës të zhvillohen diskutime të tjera. Shkak për bisedimet u bë Turqia pas bllokimit nga Franca, Gjermania dhe Belgjika të një kërkese amerikane që Natoja të fillonte planifikimin për të ndihmuar Turqinë në rast të një lufte.

Ankaraja ngul këmbë se Aleanca e ka për detyrë të fillojë përgatitjet, por Franca, Gjermania dhe Belgjika thonë se është herët që të dërgohen qysh tani armatimet e Natos.

Shefi i politikës së jashtëme të Bashkimit Evropian, Javier Solana shprehu besimin se mosmarrëveshjet brenda Natos do të zgjidhen, pasi sipas tij, ato kanë të bëjnë me çështje të planifikimit kohor dhe jo me probleme thelbësore.//ii

XS
SM
MD
LG