Lidhje

Gjermania: Nato do të marrë vendim për Turqinë deri te shtunën - 2003-02-13


Ministri gjerman i Mbrojtjes, Peter Struck, tha se vendimi i Natos lidhur me kërkesën e Turiqë për mbështje ushtarake në prag të një lufte të mundshme me Irakun, do të merret deri të shtunën.

Zoti Struck tha sot në parlamentin gjerman se vendimi do të merret pas diskutimeve nesër, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Irakun.

Ambasadorët e vendeve anëtare të Natos i filluan para tre ditësh bisedimet në Bruksel, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për kërkesën e Turqisë.

Franca, Gjermania dhe Belgjika kanë kundërshtuar një propozim të mbështetur nga Washingtoni, për të ndihmuar në mbrojtjen e Turqisë. Ato thonë se përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje diplomatike duhet të kenë përparësi ndaj dërgimit të pajisjeve ushtarake të NATO-s në Turqi, vendi i vetëm i Aleancës, që kufizohet me Irakun.// lk //

XS
SM
MD
LG