Lidhje

Shqipëria fillon bisedimet me Bashkimin Evropian - 2003-02-13


Shqipëria nisi të enjten raundin e parë të bisedimeve me Bashkimin Evropian për marrëveshjen e Asocim Stabilizimit. Qeveria shqiptare ka premtuar përshpejtimin e reformave për t’iu përgjigjur detyrimeve që ajo duhet të plotësojë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ish Ministri i Integrimit i Shqipërisë Marko Bello tha se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë. Bisedimet, thotë zoti Bello, janë vetëm faza e parë përgatitore. Ish zyrtari shqiptar parashikon një periudhë 10 vjeçare para se Shqiperia të jetë gati për të hyrë në radhët e organizatës evropiane.

Deputeti republikan dhe ish Zv/ministri i Financave Robert Çeku tha se thelbi i integrimit është kryerja e reformave veçanërisht në fushën e ekonomisë, në sistemin e drejtësisë dhe në të tërësi, në administratën publike.

XS
SM
MD
LG