Lidhje

Koreja e Veriut paralajmëron se mund të godasë objekte amerikane, në rast provokimi - 2003-02-13


Një zyrtar i lartë koreanoverior thotë se nëse provokohet, Pheniani është në gjendje të godasë objektiva ushtarake amerikane në gjithë botën.

Në një intervistë dhënë Agjencisë franceze të Lajmeve, zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme koreanoveriore, Ri Kwang Hyok, tha se aftësia e Koresë së Veriut për të sulmuar është e pakufizuar.

Zoti Ri tha gjithashtu se Koreja e Veriut ka raketa me rreze të gjatë veprimi dhe aftësinë, siç tha ai, për të goditur armiqtë e largët. Dje, drejtori i CIA-s tha se Koreja e Veriut mund të ketë një raketë që mund të armatoset me mbushje bërthamore, e cila mund të arrijë deri në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara.// lk //

XS
SM
MD
LG