Lidhje

Washington: Shqetësim për komentet mbi statusin e Kosovës - 2003-02-13


Shtetet e Bashkuara shprehën sot shqetësim për komentet e autoriteteve të Beogradit dhe të politikanëve shqiptarë mbi statusin përfundimtar të Kosovës. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Richard Boucher thekson përmes një deklarate se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht rezolutën 12-44 të Këshillit të Sigurimit e cila përcakton se statusi përfundimtar do të zgjidhet përmes një procesi politik. Washingtoni mbështet qëndrimin e administratorit Michael Steiner për plotësimin e standarteve, para hapjes së bisedimeve për statusin. Departamenti i Shtetit thekson se deklaratat e Beogradit, apo ato të politikanëve shqiptarë në Kosovë, për çështjen e statusit, mund të sjellin një destabilizim të situatës. Departamenti i Shtetit u bën thirrje autoriteteve të bashkëpunojnë me komunitetin ndërkombëtar për krijimin e bazave për një shoqëri demokratike në Kosovë.

XS
SM
MD
LG