Lidhje

NATO shtyn vendimin për t'i dhënë ndihmë Turqisë - 2003-02-14


Gjermania thotë se NATO-ja do ta marrë vendimin lidhur me kërkesën e Turqisë për mbështetje ushtarake, vetëm pas diskutimeve të sotme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Irakun.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Peter Struck, tha se nuk pret që NATO-ja ta marrë deri të shtunën apo edhe më pas, vendimin për t’i dhënë ndihmë ushtarake Turqisë, para shpërthimit të një lufte të mundëshme në Irak.

Mirëpo, një zëdhënës i Natos tha në Bruksel se një mbledhje e Këshillit të Atlantikut Verior, i përbërë nga ambasadorët e 19 vendeve anëtare të Aleancës, mund të shtyhet deri javën tjetër.

Ishte në plan, që ambasadorët të takoheshin sot, por kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, tha se nuk do të ishte me vend që Natoja të veprojë para takimit të sotëm të Këshillit të Sigurimit.

Gjermania, Franca dhe Belgjika kanë kundërshtuar një propozim të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara që NATO-ja ta ndihmojë Turqinë, deri sa Këshilli i Sigurimit të OKB-së të veprojë lidhur me krizën e Irakut. Tri vendet evropaine thonë se përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje diplomatike duhet të kenë përparësi ndaj dërgimit të pajisjeve ushtarake në Turqi, i vetmi vend anëtar i Aleancës, që kufizohet me Irakun. Por kancelari Schreuder theksoi se solidariteti mes Turqisë dhe NATO-s nuk është vënë në pikpyetje.// lk //

XS
SM
MD
LG