Lidhje

Shkup: Takim i partive nënshkruese të Marrëveshjes së Paqes; miratohen 8 pika të plan-veprimit - 2003-02-14


Në Shkup u zhvillua të premten takimi i partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Ohrit.

Në takimin që zgjati rreth 2 orë, u miratuan 8 pika nga plani i veprimit, i paraqitur nga zëvendës-kryeministri, Musa Xhaferri.

Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferri, i cili nuk mori pjesë në takim, tha se qeveria nuk po i realizon pjesët jetike të Marrëveshjes së Ohrit.

Zoti Xhaferri nuk e përjashtoi mundësinë e organizimit të protestave dhe tërheqjen e partisë së tij nga marrëveshja.

XS
SM
MD
LG