Lidhje

Franca kundër rezolutës për përdorimin e forcës ndaj Irakut - 2003-02-16


Presidenti Jacques Chirac tha se Franca kundërshton miratimin në këtë kohë të një rezolute nga Këshilli i Sigurimit që do të autorizonte përdorimin e forcës kundër Irakut. Presidenti Chirac theksoi rënkdësinë që Iraku të çamatoset nga armët e shkaterrimit në masë. Por ai tha se Franca në këtë kohë nuk e sheh të nevojshme miratimin e një rezolute tjetër ndërkohë që inspektorët vazhdojnë punën në Irak. Udhëheqësi francez i bëri këto komente kur mbërriti në Bruksel për takimin e nivelit të lartë të vendeve të Bashkimin Evropian mbi çështjen e Irakut.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Joschka Fischer shfaqi optimizëm se vendet e Bashkimit Evropian do të arrinë të zgjidhin mosmarrëveshjet. Gjermani kërkon që t’u jepet më shumë kohë inspektorëve.

Mirëpo, Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw, tha se afati për çarmatimin e Irakut po skadon. Britania mbeshtet thirrjet e Shteteve të Bashkuara për veprime të mënjëhershme nga OKB-ja.

Takimi i Bashkimit Evropian u thirr nga Greqia, presidentja e radhës e organizatës, në përpjekje për të dalë me një qëndrim të përbashkët ndaj një ndërhyrje të mundshme ushtarake kundër Irakut.

Mbrëmë vonë, aleanca e Natos arriti të zgjidhë një mosmarrëveshje një mujore rreth ndihmave suhtarake për Turqinë. Aleanca ra dakort t’i japë këtij vendi ndima ushtarake për t’u mbrojtur në rast të një lufte kundër Irakut. Marrëveshja u arrit pasi Belgjika dhe Gjermania, që janë undër ndërhyrjes në Irak, hoqën dorë nga përpjekja për të bllokuar ndihmat për Turqinë.

//rd//

XS
SM
MD
LG