Lidhje

Kalendari Historik 21 shkurt - 2003-02-18


Më 21 shkurt të vitit 1965, u vra Malkolm X. Ai ishte afrikano-amerikan dhe mysliman. Pikëpamjet e tij për racat ishin kontradiktore. Disa thonë ai ishte kundër të bardhëve. Disa të tjerë thonë se në vend të integrimit racial, ai mbështeste ndarjen raciale. Malkolm X ishte zëdhënës i organizatës zezake, Kombi i Islamit, që kryesohej nga këshilltari i tij, Alijah Mohammad i Çikagos. Malkolmi u shkëput nga kjo organizatë në mars të vitit 1964, për shkak të mosmarrëveshjeve personale që kishte me zotin Elijah Mohammad. Ai themeloi grupin e tij, Organizatën për Unitetin Afro-Amerikan, në Harlem, pjesë e qytetit të Nju Jorkut, ku shumica e banorëve janë afrikano-amerikanë. Më 21 shkurt 1965 Malkolm X sapo kishte filluar një fjalim para rreth 400 pasuesve të tij, kur një përleshje e zhurmshme shpërtheu ndërmjet dëgjuesve. Njoftimet lidhur me atë që ndodhi më pas janë të paqarta.Sipas disa njoftimeve, zezakë të armatosur hipën në tribunë dhe qëlluan me armë 60 herë kundër Malkolm X. Ai ishte 39 vjeç kur vdiq. Ata që ishin të afërt me të thonë se nga fundi i jetës së tij, Malkolm X kishte shprehur besim në mundësinë e pajtimit racial në Amerikë.

31 vjet me parë, më 21 shkurt 1972, presidenti Riçard Nixon, mbërriti në Kinë, për të filluar një vizitë shtetërore njëjavëshe. Kjo ishte vizita e parë që një president amerikan bënte në Republikën Popullore të Kinës. Zoti Nixon, kundërshtimi i të cilit ndaj komunizmit, kishte qenë një nga bazat e karrierës së tij politike, habiti shumë amerikanë kur njoftoi se do të shkonte në Kinë. Vizita e tij ishte një përpjekje për t’i dhënë fund një armiqësie të gjatë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendit më të populluar në botë. Presidenti Nixon kaloi dhjetëra orë duke biseduar me kryeministrin kinez, Çu En Lai dhe me kryetarin Mao Ce Dun. Vizita përfundoi me nënshkrimin e komunikatës së Shangait. Ky dokument përcaktonte vijat kryesore të zhvillimit të marrëdhënieve të ardhshme ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Basshkuara.

//rd//

XS
SM
MD
LG