Lidhje

Paisje per Çblokimin e Venave - 2003-02-18


NJË PAISJE E RE PËR ÇBLLOKIMIN E VENAVE

Paisja e re mjekësore për çbllokimin e venave punon me ajër me presion. Një paisje e jashtëzakonëshme që mund të shpëtojë jetën e viktimave të goditjeve në zemër.

Doktor Randall Stark pranë qëndrës spitalore Mercy and Unity thotë se në rastin e bllokimit të venave, mjekët janë në luftë me kohën pasi sa më gjatë që arteri qëndron i bllokuar aq më shumë dëmtohet. Pacintëve me këtë problem tani u vjen në ndihmë paisja e re e quajtur Angiojet, e cila shpërbën pllakëzat e gjakut brenda pak minutave. Disa procese radhazi me këtë paisje dhe gjaku në artere fillon të rrjedhë pa asnjë problem.

Paisja e re përbëhet nga një tub i hollë i cili futet në një arter pranë atij të bllokuar për të goditur pllakëzat e gjakut. Paisja është prodhuar në Mineapolis nga firma Possis Medical dhe deri tani është instaluar në 900 spitale.

Drejtori i Firmës Possis Medical Robert Dutcher thotë se kjo teknologji e re po jep rezultate. Me të deri tani janë trajtuar mbi 100 mijë pacientë. Specialistët thonë se paisja megjithë e re është gjithashtu në procesin e përmirësimit. Dhe për këtë ata marrrin mendimet e pacientëve, disa prej të cilëve thonë se paisje duhet të jetë më e vogël për t’u bërë më praktike.

KËMBË ARTIFICIALE E KOMANDUAR ME KOMPJUTER

Thuhet se kompjutrat ndihmojnë për të ndryshuar jetën e njeriut dhe kjo është më se e vërtetë për një të ri nga shteti New Hempshir, të cilit një kompjuter i vogël i ka kthyer atij aftësinë për të ecur.

Kjo është e pabesueshme, unë mund të eci e të qëndrojë drejt, thotë Mark Driscoll me një këmbë të prerë, i cili tani përdor një protezë të ndertuar me ndihmën e kompjuterit. Marku është njeriu i parë në rajonin e New Englandit që përdor këtë teknologji të re; një protezë kompjuterike e ndërtuar me fibra karboni dhe titanium.

Por çka e bën këtë këmbë artificiale të veçantë është se ajo komandohet nga kompjuteri që i thotë asaj si të reagojë në çdo hap që bën. Dy herë në vit Mark Driscoll shkon tek specialisti i cili kalibron këmbën në bazë të peshës trupore të pacientit.

Në thelb, kompjuteri punon si një tru, sensorët në gju dërgojnë sinjale tek një mikro procesor i cili parashikon çdo lëvizje që Marku mund të kryej. Me këmbën e re artificiale Mark Driscoll bën një jetë më se normale. Ai shpesh shkon për ski, peshkim, madje luan edhe futboll.

NJË MIKROPROCESOR I INTEGRUAR NË TELEFON CELULAR

Firma e njohur Intel, ka prodhuar një mikroprocesor të ri që priet të shtojë aftësinë e telefonit celular. Zyrtarë të firmës Intel me qëndër në Santa Klara të Kalifornisë, thonë se mikroprocesori i ri do të shtojë jashtëzakonisht fuqinë e telefonit celular për ta bërë atë të aftë të lidhet me internet, të paraqesë imazhe, të luajë muzikë e të kryejë veprime të tjera të vështira. Mikroprocesori i ri quhet PXA-800-F. Për drejtuesit e firmës Intel ky është mikroprocesori i parë i integruar në celular.

XS
SM
MD
LG