Lidhje

Ben Affleck në filmin e ri Daredevil - 2003-02-18


Filmi Daredevil dha premierën kohët e fundit në Los Angelos. Filmi bazohet në personazhin e një libri komik shumë popullor. Aktori Ben Affleck luan rolin e luftëtarit kundër krimit, i cili është i verbër por që zotëron ndjenja të tjera supernjerëzore.

"Ky ishte personazhi im më i dashur kur isha fëmijë. Kjo ishte edhe arsyeja që doja të luaja në këtë film. Mendoj se ai është më interesant dhe më kompleks sesa superheronjtë e tjerë të viteve 50-të dhe kjo më pëlqen" thotë aktori.

Filmi karakerizohet nga skena të shumta përleshjesh dhe lëvizjesh akrobatike. Në të luajnë gjithashtu Jennifer Garner dhe Colin Farrell, të stërvitur mirë për rolet e tyre. Aktori Michael Clarke Duncan shpjegon:

"Skenat me përleshje janë fantastike. Shikuesve do tju pëlqejnë shumë. Ben, Jennifer Garner dhe Colin Farrel kanë punuar shumë për të realizuar këto skena dhe duken mjaft mirë në to".

Anëtarët e grupit pop “Sixpence None the Richer” shpresojnë të krijojnë lidhje përsëri me admiruesit e tyre pas një plargimi të gjatë nga skena. Pas daljes në skenën e muzikës me dy këngët hit, Kiss Me dhe There She Goes në vitin 1999, grupi po përpiqet të fitojë përsëri terrenin me albumin e ri. Këngëtarja Leigh Nash: "Veprimtaria jonë nuk kufizohet me ato dy këngë, ne kemi punuar bashkë për më shumë se dhjetë vjet. Kemi krijuar shumë dhe jemi krenarë për këtë. Shpresojmë të vazhdojmë të krijojmë muzikë dhe që njerëzit të njohin gjithë veprimtarinë tonë dhe jo vetëm një apo dy këngë". Albumi i ri titullohet Divine Discontent dhe është pritur mirë nga publiku. Ata do të fillojnë një turne njëmujor në Amerikën e Veriut dhe do të interpretojnë në disa festivale këtë verë këtu në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG