Lidhje

Zjarr në dy trena të metrosë në Korenë e Jugut - 2003-02-18


Mendohet se më shumë se 130 veta të kenë humbur jetën nga zjarri që përfshiu dy trena të metrosë në Korenë e Jugut.

Të paktën edhe 130 të tjerë janë plagosur nga zjarri i shkaktuar qëllimisht në Daegu, qyteti i tretë i Koresë së Jugut për nga madhësia. Autoritetet thonë se shumë prej viktimave u gjetën në vagonat e zhuritur të metrosë.

Punonjësit e ekipeve të shpëtimit i gjewtën trupat e zhuritur në vagonat nxirë të metrosë. Të tjerëvce iu zu fryma nga tymi i dendur.

Policia thotë se katastrofa u shkaktua nga një person, i cili një kuti të ndezur kartoni që përmbante lëng të djegshëm, kur treni mbërriti në stacion. Sipas një njoftimi, udhëtarët u përpoqën ta ndalonin atë dhe se në tren shpërthyen kacafytjet ndërkohë që zjarri përfshiu edhe një tren tjetër që ishte ndaluar në atë stacion.

Autoritetet po marrin në pyetje një person të moshës mesatare, i cili, sipas udhëtarëve në bordin e trenit, ishte parë me kutinë e qumështit në dorë. Ende nuk ka njoftime rreth ndonjë motivi për sulimin, megjithëse mjetet koreanojugore të informimit thonë se personi që kreu sulmin mund të jetë i sëmurë psikik.

Tymi i dendur dhe i zi vazhdoi të dilte nga hyrja e metrosë dhe sistemi i ajrosjes për orë të tëra. Shumë nga të plagosurit po mjekohen për dëmtim të rrugëve të frymëmarrjes nga tymi.

Presidenti Kim Dae-jung u përcolli ngushëllimet familjeve të viktimave.

//rd//

XS
SM
MD
LG