Lidhje

Kosovë: Katër ish-kryengritës shqiptarë dalin në gjyq nën akuzat për krime lufte dhe vrasje - 2003-02-18


Një ish-udhëheqës i kryengritësve shqiptarë dhe tre bashkëpunëtorë të tij dolën në gjyq në Kosovë, nën akuzat për krime lufte dhe vrasje.

Në Prishtinë, ishin marrë masa të rrepta sigurie, ndërsa Rrustem Mustafa, si edhe të akuzuarit e tjerë Latfi Gashi, Naim Kadriu dhe Nazif Mehmeti dolën para një trupi gjykues ndërkombëtar.

Ndaj tyre janë ngritur disa aktpadi për vrasje, rrëmbim dhe torturim të shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me forcat serbe të sigurisë gjatë konfliktit të Kosovës në vitet 1998-1999.

Ky gjyq është procesi i parë për krime lufte kundër shqiptarëve që bëhet në Kosovën e administruar nga Kombet e Bashkuara.

Zoti Mustafa, i njohur edhe si Remi ishte një nga komandantët kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata vepronin gjerësisht në pjesën verilindore të Kosovës.

Arrestimi i këtyre katër personave nga policia ndërkombëtare vitin e kaluar, shkaktoi protesta të shumta të shqiptarëve që i konsiderojnë ata si heronj të konfliktit të Kosovës. //kk//

XS
SM
MD
LG