Lidhje

Një aeroplan amerikan përgjimi bën fluturimin e parë mbi Irak - 2003-02-18


Bagdadi njoftoi se një aeroplan amerikan përgjimi i tipit U-2 kreu fluturimin e parë mbi territorin irakian. Kjo ishte një nga kërkesat kryesore të inspektorëve të OKB-së që po kërkojnë për armë të ndaluara të shkatërrimit në masë në Irak.

Ministria e Jashtme irakiane njoftoi se aeroplani fluturoi dje mbi Irak për më shumë se 4 orë. Bagdati ra dakord t’i lejojë këto fluturime mbi territorin e tij javën e kaluar, megjithëse më parë kishte këmbëngulur se nuk mund të garantonte sigurinë e avionëve të përgjimit.

Ndërkohë, avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë, që patrullojnë zonat e ndalim fluturimit mbi Irak, bombarduan dje një njësi të lëvizshme radarësh të mbrojtjes kundërajrore, rreth 400 kilometra në jug të Bagdadit.

//rd//

XS
SM
MD
LG