Lidhje

Gjermania gjykon marokenin e akuzuar për sulmet e 11 shtatorit - 2003-02-19


Një gjykatë gjermane pritet të shpallë sot vendimin në procesin gjyqësor të një marokeni të akuzuar se kishte ndihmuar autorët e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Mounir El Motassedeq akuzohet se bën pjesë në një organizatë terroriste dhe se ka ndihmuar në vrasjen e mbi tri mijë vetëve. Ai është i dyshuari i parë që gjykohet në lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Prokurorët thonë se studenti 28 vjeçar i inxhinierisë u dha rrëmbyesve të avionëve mbështetje logjistike. I pandehuri ka mohuar të ketë patur dijeni për sulmet para se ato të kryheshin.

//rd//

XS
SM
MD
LG