Lidhje

Presidenti Bush nuk tërhiqet nga protestat kundër luftës - 2003-02-19


Presidenti Bush tha se nuk do të lejojë që protestat në shkallë botërore ose kundërshtimi nga disa vende aleate të bllokojnë përdorimin e forcës për të çarmatosur Irakun.

Presidenti Bush tha se lufta vazhdon të jetë mjeti i fundit, por theksoi se mosveprimi është edhe më i rrezikshëm. Ai theksoi se nuk pajtohet me ata që nuk mendojnë se Sadam Huseini përbën rrezik për paqen.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po i vazhdojnë këshillimet në OKB lidhur me një rezolutë të re që mund të autorizojë përdorimin e forcës kundër Irakut.

Britania po kryeson përpjekjet për hartimin e dokumentit. Mirëpo, Gjermania dhe Franca kanë kritikuar idenë e miratimit të një rezolute tjetër. Franca ka deklaruar se do ta kundërshtojë një masë të tillë.

//rd//

XS
SM
MD
LG