Lidhje

Parlamenti i Kosovës kërkon mbajtjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme pas arrestimit të Fatmir Limajt - 2003-02-20


Parlamenti i Kosoves ka vendosur që të mos mbaj mbledhjen e sotme ( 20 shkurt) për shkak të gjendjes më të re të krijuar pas akuzave të ngritura nga Gjykata e Hagës kundër Fatmir Limajt, deputet i këtij Parlamenti nga Partia Demokratike. Kjo e fundit ka kërkuar që të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme.

Kryetari i Parlamentit, Nexhat Daci ka ofruar serish garancitë e institucioneve të Kosovës që procesi kundër zoti Limaj pas përfundimit të procedurave hetimore të zhvillohet në Kosovë.

Korrespondenti ynë në Prishtinë Besim Abazi njofton ndërkaq për protesta të fuqishme në komunën e Malishevës, vendlindje e zotit Limaj.

//rd//

XS
SM
MD
LG