Lidhje

OKB: Nigeri ka marrëveshje me Irakun për ta furnizuar me material bërthamor - 2003-02-21


Zyrtarë amerikanë dhe të OKB-së thonë se shteti afrikan i Nigerit ka një marrëveshje sekrete për ta furnizuar Irakun me material bërthamor, siç ka bërë edhe dy dekada më parë.

Sipas një raporti të OKB-së, në vitet 1981 dhe 1982, Nigeri bëri dy dërgesa të ndryshme uraniumi të pasuruar në Irak. Zyrtarë amerikanë i thanë Zërit të Amerikës se në vitin 2000, Nigeri ka nënshkruar një marrëveshje tjetër për t’i shitur Irakut edhe 500 tonë të tjerë material bërthamor.

Por zyrtarët thonë gjithashtu se nuk ka prova që të jetë bërë ndonjë tjetër dërgesë që nga viti 2000. Në të kaluarën, Nigeri nuk ka pranuar se i ka shitur uranium Irakut.//kk//

XS
SM
MD
LG