Lidhje

Sekretari amerikan i Shtetit filloi turneun në Azi - 2003-02-21


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, niset të premten për në Azi me një mision diplomatik pesë ditësh, që do të përqendrohet mbi ambicjet bërthamore të Koresë së Veriut dhe çarmatimin e Irakut.

Parashikohet që Sekretari Pauell të mbërrijë të shtunën në Tokio për bisedime me ministrin e jashtëm, Yoriko Kauaguçi, dhe zyrtarë të tjerë të lartë japonezë.

Pas bisedimeve në Tokio, sekretari Pauell udhëton për në Pekin, ku do të takohet me zyrtarë të lartë kinezë për bisedime mbi nevojën e veprimeve të mundshme ushtarake kundër Irakut.

Zoti Pauell i jep fund turneut në Korenë e Jugut, ku do të marrë pjesë në ceremonitë e betimit të presidentit të ri, Roh Moo-hyun.//kk//

XS
SM
MD
LG