Lidhje

Të rejat më të fundit nga bota e filmit dhe muzikës - 2003-02-21


Ne Amerikë, polica betohet për te zbatuar ligjin dhe për te mbrojtur të pafajshmit. Por kur gjindesh në udhekryq, çdokush mendon vetëm për vete. Në filmin Dark Blue, polici veteran, Eldon Perry luajtur nga Kurt Russell, është pjestar i skuadrës speciale të hetimeve në departamentin e policisë ne një nga qytetet më të vështira të botes, Los Angeles. Ai njihet për taktikat dhe bëmat e tij për të bërë çmos që të vërë para drejtësisë kriminelët. Parneri i ri i Perrit, Bobby, mëson gjatë një hetimi realitetin dhe korrupsionin edhe në radhët e policisë. Perplasja e dy rrymave ne polici si dhe krimi në rrugë shkaktojnë një seri zhvillimesh që ndihen kudo ne qytetin e madh te Los Angeles. Filmi del sot në kinema.

Per manjatin e medias, Ted Turner,mesaduket ato qe ka arritur deri tani nuk jane te mjaftueshme. Kohet e fundit ai ka themeluar edhe nje kompani per prodhimin e filmave te quajtur "Turner Pictures". Miliarderi Ted Turner luan perkrah disa aktoreve mjaft te njohur ne nje segment ne filmin e ri Gods and Generals, regjisor i te cilit eshte vet Turner. Nje film epik që portretizon Luftën Civile në Amerikën e viteve 1860, sjell në qendër betejën e famshme të Chancellorsville. Në film shfaqen heronjtë nga të dyja frontet e luftes. I tillë është edhe Koloneli, Joshua Chamberlain i luajtur nga Jeff Daniels, i cili braktis karrierën e profesorit në universitet për tu radhitur në ushtrinë e Veriut, synimi i së cilës ishte mosndarja e vendit. Ndërsa, Gjenerali i konfederates që përbënte shtetet e jugut që kerkonin ndarje, Robert E. Lee luajtur nga Rober Duvall, detyrohet të zgjedhë mes besnikerisë ndaj atdheut dhe përkrahjes ndaj shtetit ku ai jeton, Virginia. Ne film gjithashtu pasqyrohet edhe roli i grave dhe familjeve të gjendura shpeshherë në qytetet që sulmoheshin nga forcat kundërshtare. Filmi del sot ne kinema.

Jeta ne konvikte është një pjesë e paharrueshme e jetës në universitet për të gjithë ne që e kemi kaluar një periudhë të tillë,por me e rendësishme është për ata që akoma gjenden ne auditore. Por tre personazhe në filmin Old School, mundohen ta zgjasin sa me shumë periudhen e jetës në qytetin e studenteve. Mitch, Frank dhe Beanie kane arritur në ate moshe sa te dinë të zgjedhin për të qënë persona të pergjegjshëm, të martuar me familje dhe të jenë në punë, ose ta menjanojnë përgjegjësinë e te rriturve për të favorizuar të qenurit të papergjegjshëm, të papunë dhe jetes në konviktet e studentëve për një jetë me qefe. Aventurat dhe çapkenlleqet e tre studentëve e bëjnë fimin edhe më terheqës. Filmi del sot ne kinemate amerikane.

Princesha 22 vjecare e muzikes R&B, Ashanti ka lene gjurmet e saje ne industrine e muzikes amerikane. Pas Beatles, ajo është e para që këndon në të njejtën kohë në tre nga 10 hitet më të mira dhe ka shitur më shumë kopje se cdo këngëtare tjetër. Ajo është propozuar për 5 cmime Gramy. *kh*

XS
SM
MD
LG