Lidhje

Sekretari amerikan i shtetit bisedon me kryeministrin japonez për krizën bërthamore koreane - 2003-02-22


Sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauëll u takua në Tokjo me homologun e tij japonez Junikiro Koizumi për bisedime mbi përpjekjet e përbashkëta për të zgjidhur krizën mbi programin e armëve bërthamore që dyshohet se ka Koreja e Veriut.

Zoti Pauëll mbërriti në Japoni të shtunën pasdite, ndalesa e parë e një misioni në tri vende, që synon bashkërendimin e një reagimi shumëkombësh ndaj kërcënimit bërthamor që dyshohet se përbën Pheniani.

Më parë, zoti Pauëll u tha gazetarëve se do t’i kërkojë Kinës që t’i bëjë trysni Phenianit të heqë dorë nga ambiciet bërthamore. Koreja e Veriut kërkon mbajtjen e bisedimeve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

Sekretari amerikan i shtetit tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë së shpejti të dërgojnë ndihma ushqimore në Korenë e Veriut. Zoti Pauëll viziton nesër Kinën, para se të niset për në Korenë e Jugut.//kk//

XS
SM
MD
LG