Lidhje

Papa Gjon Pali bën thirrje për shmangien e luftës në Irak - 2003-02-22


Papa Gjon Pali i Dytë i bëri thirrje kryeministrit britanik Tony Blair që të bëjë çdo përpjekje për të shmangur atë që Papa e cilësoi si tragjedi të një lufte me Irakun. Papa tha gjatë një takimi privat 30-minutash në Vatikan me zotin Blair se të gjitha palët duhet të punojnë me Kombet e Bashkura për të mënjanuar konfliktin, për të cilin ai tha se është ende i shmangshëm. Papa shprehu gjithashtu shqetësimin e tij rreth gjendjes humanitare të popullit irakian, i cili, tha ai, është privuar për vite me radhë si pasojë e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. Të premten, kryeministri Blair tha se i kupton pikpamjet e Papës, por shtoi se Sadam Huseini përbën një rrezik të madh në qoftë se nuk çarmatoset.//kk//

XS
SM
MD
LG