Lidhje

Iraku pritet të fillojë shkatërrimin e raketave Al-Samoud 2 - 2003-02-23


Kryeinspektori i OKB-së për armët, Hans Blix, tha se pret që Iraku të veprojë në përputhje me urdhërin e tij për të filluar shkatërrimin e raketave të tipit Al-Samoud 2 deri të shtunën.

Drejtuesi i inspektorëve e dha urdhërin javën e kaluar duke thënë se raketat kanë një rreze veprimi më të madhe se150 kilometra, kufiri i caktuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për Irakun. Iraku thotë se raketat nuk e kalojnë distancën e caktuar kur janë të pajisura me sistem drejtimi, mbushje dhe karburant.

Një këshilltar i lartë i presidentit Saddam Hussein tha sot se Iraku do të vendosë së shpejti nëse ta zbatojë urdhërin e kryeinspektorit Blix.

XS
SM
MD
LG