Lidhje

Shtainer kundërshton ekzistencën e veprimtarive të paligjshme në kufijtë e Kosovës me fqinjët - 2003-02-24


Shefi i UNMIK-ut Michael Steiner tha sot në Prishtinë se nuk ka informacione rreth veprimtarive të paligjshme në kufijtë e Kosovës me vendet fqinje. Ai hodhi poshtë po ashtu idetë për krijimin e bashkësisë komunave serbe në Kosovë apo krijimin e një shteti të vogël brenda saj siç është thënë nga kryeministri serb Zoran Gjingjiç.

Korrespondenti ynë në Prishtin Besim Abazi njofton se zoti Steiner duke ju përgjigjur këtyre ideve që vijnë nga Beogradi ka theksuar se Kosova nuk mund të instrumentalizohet për qëllime të brendshme politike.

//rd/

XS
SM
MD
LG